VIDEO+EMRI/ Automatik, pushkë dhe dy a*më gjahu në banesë. Policia e Shkodrës arreston 21-vjeçarin në Trush
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Operacioni i koduar “Kalibri” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, me fokus parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike.
I arrestuari është shtetasi me inicialet Roberto Malocaj, 21 vjeç, banues në fshatin Trush.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi katër armë: një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, së bashku me një sasi të konsiderueshme municioni.
Armët dhe municioni janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku do të vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.


