Durrës/ Administratori i pallatit mbolli drogë në 46 vazo, Prend Çela në polici: I hyra kësaj pune për të shlyer kreditë

Një ambient i përshtatur për kultivim kanabisit është zbuluar në katin e nëntë të një pallati në Durrës. Gjatësia e bimëve të drogës kishte arritur 85 centimetra ndërkohë që pronari i ambientit, njëherësh administrator i pallatit, ka pranuar ngjarjen duke pohuar se gjithçka e ka bërë për përfitim financiar pasi duhej të shlyente kreditë.

Këto janë fotot ekskluzive të laboratorit të kultivimit të hashashit në katin e nëntë të një pallati në qytetin e Durrësit.  Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në 46 vazo plastike, dhe sipas policisë kishte rritur në gjatësi prej 85 centimetra. 

Durrës/ Administratori i pallatit mbolli drogë në 46 vazo, Prend

Sipas dosjes së policisë sasia e drogës është gjetur në banesën Prend Çelës, administrator i pallatit, i cili siç duket dhe në këto foto ka përshtatur ambientin për të krijuar kushtet me ndriçim dhe ngrohje për ritjen e bimëve të kanabisit.

Durrës/ Administratori i pallatit mbolli drogë në 46 vazo, Prend

 “...Këtë punë e kam bërë me qëllim fitimi, pasi kisha nevojë për para pasi do likuidoja kredinë në bankë...”-ka deklaruar në polici Prend Çela.

Më tej ky i fundit ka sqaruar se disponon dy banesa në pallatin i ndërtuar nga kompania që administrohet nga biznesmeni A. Gjozi. Në dëshminë e tij të siguruar nga “Ora Neës”, i arrestuari Prend Çela, deklaron se: “..Te ky pallat punoj dhe si administrator i pallatit. Pranë zonës afrohen herë pas here disa djem, të cilët konsumojnë lëndë narkotike dhe me njërin prej tyre, ka krijuar shoqëri por nuk e njeh më emër. Ky person me të cilin kam krijuar shoqëri, i ka treguar së është nga Tirana, por me origjinë Dibran, por emrin nuk ja kam mësuar. Gjatë bisedës, personi nga Tirana më ka ofruar disa fara Canabisi, për ti mbjellë dhe unë kam pranuar...”.

Më tej në dëshminë e tij, Prend Çela ka treguar se:”...I kam marrë farat dhe kam përshtatur katin papafingo për mbjelljen e bimës narkotike. Këtë punë e kam bërë i vetëm pasi kam punuar me parë si elektricist. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të marr një herë prodhim nga kanabisi, te cilin ja kam shitur shokut tim nga Tirana, për vlerën e 70.000 lekëve të reja...”.

Prend Çela, i ka treguar policisë se për të mos u kuptuar aktiviteti i tij, ka lidhur linjën elektrike jashtë matësit të energjisë dhe rryma që shkon në banesën e tij, nuk matet nga matësi i energjisë elektrike. Pas zbulimit të këtij laboratori droge, policia procedoi në gjendje të lirë dhe dy punonjësit e OSHEE, Edmir Estrefi dhe Sokol Dalipaj, të cilët janë lexues elektricist të pallatit ku realizohej kultivimi i drogës.

EMISIONET