Humbi jetën pasi u përplas nga makina, 45 vjeçari njihej si 'Xubi i Yzberishtit', gazetari tregon arsyet e aksidentit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si Yzberisht, ku si pasojë ka humbur jetën 45 vjeçari, i identifikuar si Fatmir Avdillari .

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka dhënë detaje gazetari Elton Qyno. I Ftuar në edicionin e lajmeve me gazetaren Sikljada Shorja, Qyno shprehet se viktima herë pas here bënte shëtitje me motor, me shpejtësi skëterrë.

Ai thotë më tej se një shkak tjetër që ka sjellë një sërë aksidentesh në këtë zonë është heqja e pilotave nga Bashkia e Tiranës.

“Është një bulevard me dy korsi, ku shpesh herë viktima bënte herë pas here shëtitje me shpejtësi shumë të madhe.  Për shkak edhe të heqjeve të pilotave që ka hequr Bashkia, në këto zona janë shtuar aksidentet. Pikërisht në këtë zonë kanë ndodhur  aksidente të tjera. Personi njihej ndryshe si “Xubi i Yzberishtit. “

EMISIONET