Gavi befason pas dh*nës në finale: Argjentinasit nuk duhet të dënohen

Mesfushori i Spanjës, Gavi, ka thyer heshtjen pas incidenteve të dhunshme që shpërthyen menjëherë pas finales së Kupës së Botës, duke habitur me qëndrimin e tij ndaj lojtarëve të Argjentinës.
Spanja triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë falë golit të Ferran Torres, por festa e kampionëve u errësua nga përplasjet mes lojtarëve të dy skuadrave.
Sipas raportimeve, Leandro Paredes sulmoi fillimisht Eric Garcian, ndërsa më pas goditi edhe Gavin, i cili ndërhyri për të mbrojtur shokun e skuadrës. Në përleshje u përfshi edhe Thiago Almada, ndërsa kamerat kanë filmuar edhe incidente të tjera ku dyshohet se janë përfshirë Nahuel Molina dhe ndihmësi i trajnerit të Argjentinës, Roberto Ayala.
Pavarësisht ngjarjeve, Gavi ka zgjedhur një qasje pajtuese, duke deklaruar se nuk beson se lojtarët argjentinas duhet të përballen me pezullime.
"Nuk mendoj se lojtarët e Argjentinës duhet të pezullohen. E kuptoj që ajo që bënë nuk është një shembull i mirë për fëmijët, por futbolli gjithmonë ka pasur një anë agresive."
Mesfushori spanjoll shtoi se, sipas tij, gjithçka që ndodhi pas finales është pjesë e emocioneve që sjell futbolli në ndeshjet me peshë të madhe.
Ndërkohë, FIFA ka hapur një hetim për incidentet pas finales dhe disa futbollistë të Argjentinës rrezikojnë masa disiplinore.


