FOTO/ Pas një muaji pushim, Gjesti rikthehet me një surprizë për fansat: Po vjen një bombë këtë verë

FOTO/ Pas një muaji pushim, Gjesti rikthehet me një surprizë

Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor mund të jetë në përgatitje.

Artisti ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke pushuar dhe ka treguar se muajin e fundit ia ka kushtuar relaksit, pas një periudhe të ngarkuar me muzikë dhe angazhime.

“Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit”, ka shkruar Gjesti në postimin e tij.

Mesazhi i këngëtarit ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët presin një këngë ose projekt të ri gjatë sezonit veror. Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar ende detaje të tjera, duke e mbajtur surprizën të hapur.

Rikthimi i tij vjen pas suksesit të albumit “SiR”, të publikuar në muajin maj në bashkëpunim me DJ Gimbo. Projektet nga ky album morën miliona klikime dhe u kthyen në disa prej këngëve më të dëgjuara nga publiku.

Tashmë vëmendja është te projekti i radhës, ndërsa fansat presin të zbulojnë se çfarë ka përgatitur Gjesti për këtë verë.

FOTO/ Pas një muaji pushim, Gjesti rikthehet me një surprizë

EMISIONET