Belgjika zgjedh pasuesin e Rudi Garcias/ Legjenda holandeze pranë stolit të “Djajve të Kuq”

Belgjika zgjedh pasuesin e Rudi Garcias/ Legjenda holandeze pranë stolit

Kombëtarja e Belgjikës është shumë pranë emërimit të trajnerit të ri, me legjendën holandeze Mark van Bommel që pritet të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” pas largimit të Rudi Garcias.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur dhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Holandës do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Rudi Garcia vendosi të largohej nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Belgjika e mbylli aventurën në çerekfinale pas humbjes ndaj Spanjës, skuadrës që më pas u shpall kampione e botës.

Gjatë periudhës së tij në krye të Belgjikës, trajneri francez regjistroi një bilanc pozitiv me 12 fitore, gjashtë barazime dhe vetëm dy humbje në 20 ndeshje.

Van Bommel është pa skuadër që nga qershori i vitit 2024, kur u largua nga Royal Antwerp, klub me të cilin arriti sukses të madh duke fituar titullin kampion të Belgjikës dhe dy trofe të Kupës së Belgjikës.

Nëse gjithçka zyrtarizohet sipas pritshmërive, 49-vjeçari do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në krye të një prej përfaqësueseve më të forta të futbollit evropian.

EMISIONET