“Paratë jashtë vendit përmes familjes?”/ Vokshi rikthen akuzat dhe kërkon hetim për udhëtimet me charter

Deklarata e Plotë;
Deklarata e eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), është një nga sinjalet më serioze që ka marrë ndonjëherë qeveria shqiptare nga një përfaqësues i institucioneve europiane.
Zoti Zdechovský ka qenë pjesë e misionit zyrtar faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian në Shqipëri, në shtator 2025, të cilët pas takimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare arriën ne konkluzione shqetësuese duke konstatuar korrupsion te përhapur e te rrënjosur, lidhje me krimin e organizuar, prokurime me vonesa kronike në infrastrukturë, presion politik mbi organet mbikëqyrëse, ndjekje te dobët gjyqësore, margjinalizim te shoqërisë civile dhe keqpërdorim te fondeve të BE-së.
Në një intervistë publike, te dy diteve me pare Zdechovský shkoi edhe më tej, duke thënë hapur se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se nëse Edi Rama vazhdon të keqpërdorë pushtetin në mënyrë antidemokratike, Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ai shtoi se i njëjti mesazh i është përcjellë Ramës edhe nga Ambasada Amerikane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Më tej, ai zbuloi se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish e parash jashtë vendit nëpërmjet familjarëve të Kryeministrit. Ai tha se ky eshte mesazhi, dhe Edi Rama e kupton shume mire kete mesazh.
Keto jane akuza jashtëzakonisht të rënda, të bëra publikisht nga një zyrtar i lartë europian.
MEsazhi i qarte per qytetaret, edi rama po pengon procesin e integrimit.
E megjithatë, deri më sot, Kryeministri Rama vazhdon të heshtë, si asnjehere tjeter.
Partia Demokratike kërkon: sqarim publik nga Edi Rama;
Nisjen e hetimit të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë;
bashkëpunim të plotë të institucioneve shqiptare me autoritetet europiane;
dhe rikthimin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit.
Shqiptarët kanë të drejtën e së vërtetës: nëse akuzat janë të pavërteta, le të provohet me transparencë;
Por nëse janë të vërteta, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
