Botërori 2034 mund të shtyhet në 2035? Ramazani mund të ndryshojë kalendarin e Kupës së Botës

Kupa e Botës që do të organizohet nga Arabia Saudite mund të mos zhvillohet plotësisht gjatë vitit 2034, pasi po shqyrtohet mundësia që turneu të përfundojë në fillim të vitit 2035.
Sipas gazetës britanike The Sun, FIFA po përballet me sfidën e përcaktimit të datave të turneut, për shkak të përplasjes së kalendarit me muajin e Ramazanit.
Që në momentin kur Arabia Saudite fitoi të drejtën për të organizuar Botërorin, temperaturat shumë të larta të verës u konsideruan një nga sfidat kryesore. Ashtu si në Kupën e Botës "Katar 2022", një nga alternativat është zhvillimi i ndeshjeve në muajt nëntor dhe dhjetor.
Megjithatë, ndryshe nga Katari, kalendari i vitit 2034 përplaset me Ramazanin, çka e bën më të vështirë organizimin e turneut në fund të vitit. Për këtë arsye, po diskutohet mundësia që Kupa e Botës të nisë në fund të vitit 2034 dhe të përfundojë në javët e para të vitit 2035.
Nëse ky skenar realizohet, bota e futbollit do të duhet të presë deri në vitin 2035 për të mësuar kampionin e ri të botës, një situatë e pazakontë në historinë e turneut më të madh të futbollit.


