IFFHS vlerëson Lionel Messin si lojtarin më të mirë të Botërorit 2026

Lionel Messi ka marrë një tjetër vlerësim prestigjioz për paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, teksa Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka shpallur lojtarin më të mirë të turneut.
Sipas IFFHS, fituesi u përcaktua në bazë të indeksit të performancës, i cili merr në konsideratë notat e ndeshjeve, golat, asistimet dhe ndikimin e përgjithshëm të futbollistit gjatë gjithë kompeticionit.
Në tetë ndeshje të zhvilluara në Botëror, 39-vjeçari realizoi tetë gola dhe dhuroi katër asistime, duke qenë një nga lojtarët me kontributin më të madh në rrugëtimin e Argjentinës deri në finalen e madhe.
Megjithatë, çmimi zyrtar i FIFA-s për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës iu dha mesfushorit spanjoll Rodri. Messi u nderua me Topin e Argjendtë, ndërsa Kylian Mbappe përfundoi itreti, duke fituar Topin e Bronztë.
Ndërkohë, mbrojtësi spanjoll Pau Cubarsí u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut, ndërsa portieri Unai Simón fitoi çmimin “Dorëza e Artë” për paraqitjet e tij mes shtyllave.


