Policia e kthen në vendin e vrasjes së shokut, Marjusi ishte i veshur me antiplumb
Policia ka shoqëruar në vendngjarje Marjus Demën për të sqaruar dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:15 në rrugën "5 Maji" në kryeqytet.
Dema ka qenë i shoqëruar dhe nga oficerët e policisë. Në fotot e LSA (autor Malton Dibra) Marjus Dema është i ulur në mes të makinës, ndërsa shoqërohet nga të dy anët nga oficerë policie.
Mema ishte i shoqëruar nga oficerët e policisë dhe ishte i veshur me antiplumb.
Mehmet Qema mbeti i vrarë si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe ka qenë shoku i tij Marjus Dema që e ka qëlluar 27 vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.