I dënuar ne 7 vite burg për trafik droge, arrestohet, 48-vjeçari në Lezhë

I dënuar ne 7 vite burg për trafik droge, arrestohet,

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë.  

Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, informon policia.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale " Trafikim i narkotikëve

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET