400 mijë lekë për 8 vota/ Ja si agjenti i policisë futi në çark Fredi Belerin dhe Kokoveshin

400 mijë lekë për 8 vota/ Ja si agjenti i policisë futi

“Ora News” zbardh detaje të reja nga arrestimi i kandidatit të kualicionit "Bashkë Fitojmë" Fredi Beleri dhe truprojës së tij Pandeli alias Pano Kokoveshi.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë së Vlorës bëhet fjalë për një shumë monetare prej 400 mijë lekë të vjetra që Beleri dhe Kokoveshi i kanë dhënë një qytetari për blerjen e 8 votava për llogari të kandidatit Fredi Beleri.

Sasia e parave është sekuestruar tashmë, ndërsa personi që ka marë lekët ka qënë një banor i Himarës, i cili ishte agjent i policisë së Shtetit.

Agjenti ka bërë biseda me Kokoneshin dhe Belerin për sigurimin e 8 votave kundrejt  50 mijë lekëve.

Të 8 personat ishin votues në një nga qëndrat e Votimit në Bashkinë Himarë, ku kandidonte për kryetar Bashkie Fredi Beleri.

Sipas dosjes hetimore agjenti i policisë ka rregjistruar të gjitha bisedat që ka zhvilluar me agjentin e policisë,ku Beleri dhe Kokoveshi negociojnë me njëri-tjetrin duke fiksuar shumën 400 mijë lekë të vjetra të 8 votave.

Dorëzimi i parave është bërë në orët e vona të natës, përballë lokalit të Fredi Belerit që ndodhet në shëtitoren e Himarës.

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë policia duke bërë dhe shoqërimi i Fredi Belerit dhe  truprojës së ti, Pandeli Kokoneshi.

Të dy akuzohen për korupsion zgjedhor të kryer në formën e bashkëpunimit.

Tashmë prokuroria e Vlorës do i drejtohet gjyktës së qytetit duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për Belerin dhe bashkëpuntorin e tij.

Ndërsa javën që vjen çështja do i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë.

elton qyno fredi beleri

EMISIONET