I ndaluar për blerje votash, Policia: Ka pasur një procedim në ndjekje për Fredi Belerin

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë, Rebani Jaupi ka folur sot lidhur me shoqërimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

Në konferencën për shtyp ku publikoi mesat e marra nga policia lidhur me procesin zgjedhor të 14 majit, Jaupi iu përgjigj interesit të medies se përse është bërë ndalimi i Belerit.

“Është e vërtetë që Fredi Beleri është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka pasur një procedim në ndjekje. Për këtë, sapo të kenë përfunduar veprimet proceduriale, do të ketë një njoftim për shtyp”, deklaroi Jaupi.

EMISIONET