PAMJET E FRIKSHME/ Përplasi me makinë qëllimisht 4 persona, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.
Rezulton se, ky shtetas më datë 7 qershor pas një konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.
Prokuroria sqaron se fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.
View this post on Instagram

