"U largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më" - Zhduket i riu në Klinë!

"U largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më" - Zhduket i riu

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast zhdukjeje të raportuar në fshatin Poterq i Epërm, në komunën e Klinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, denoncuesja ka njoftuar autoritetet se vëllai i saj është larguar nga banesa dhe që prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ngjarja është raportuar më 10 qershor 2026, rreth orës 07:30, ndërsa familjarët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e kontakteve me të.

“Denoncuesja ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është nën hetim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

EMISIONET