Dasma mbaroi, nis aventura e re: Ja ku do të transferohen Dua Lipa dhe Callum Turner...

Vetëm pak ditë pas dasmës së tyre madhështore në Palermo të Sicilisë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë vendosur të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre.
Çifti, i cili deri më tani ka jetuar në Londër, do të zhvendoset përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paktën shtatë muaj. Vendimi lidhet me angazhimet e reja profesionale të Turner, i cili do të nisë xhirimet e dy filmave të rinj në SHBA.
Aktori pritet të jetë pjesë e ribërjes së filmit horror Possession, ku do të luajë përkrah aktores Margaret Qualley. Më pas ai do të shfaqet në filmin The Comebacker, ku do të interpretojë krah legjendës së Hollywood-it Tom Hanks.
Zhvendosja vjen menjëherë pas dasmës luksoze tre-ditore në Sicili, e cila thuhet se kushtoi rreth 1.5 milionë paundë dhe mblodhi emra të njohur të muzikës dhe modës, mes tyre Charli XCX, Mark Ronson, Tove Lo dhe Donatella Versace.
Para ceremonisë në Itali, çifti kishte kurorëzuar ligjërisht lidhjen e tyre në një ceremoni private në London. Tani, pas festimeve të mëdha, destinacioni i tyre i radhës do të jetë Amerika, ku do të jetojnë për muajt e ardhshëm ndërsa Callum Turner vazhdon projektet e tij të reja kinematografike.


