Spaho përplaset me Topçiun në Maliq/ “Shikoni kryetarin e Bashkisë, këtë mashtrues”, “Ik o Mondi, u bëre si adoleshent”

Një tjetër incident është regjistrua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Raportohet se deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.

Gjatë një takimi elektoral që po kryente zoti Topçiu në zonën e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka filmuar takimin e tyre dhe ka tentuar.

"Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do tju bëhet për tu bërë targat.

Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të.

Ky është një aktivitet që ska lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Pendavinji, apo kryetarët NJ. AD. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale.

Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur në unë dokumentiva një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu, sepse në fund u tha që të hënë do filllojnë regjistrimet.

Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit. Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në 2021 kryetari i Nj. Adm Vreshtas e kam kapur duke blerë vota në Podgorie.

Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët, traktoristët.

Konflikti u shmang, por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar”, deklaroi deputeti Edmond Spaho.

Nga ana e tij Topçiu pretendon se deputeti i PD-së, i ka thënë se; “kështu i merrni votat ju”.

Reagimi i Gëzim Topciut

Nuk e quaj tension, sepse është absurde që një deputet i parlamentit shqiptar të hyjë në një vend ku ne po punojmë me njerëzit.

Është një moment ku në fushat elektorale kemi një problem me traktoristët që prej kohësh kërkojnë t’u regjistrojnë mjetet dhe morëm shkas që zv.ministrja, drejtori i Përgjithshëm i Transporteve Rrugore do të regjistrojë mjetet me probleme me dokumentacionin, ishte një apel për gjithë që të bëjë një deklarim për atë çka atë kanë probleme

Nuk u fol për vota, vota është e fshehtë secili mund të votojë për kë të dojë dhe kemi ndërhyrje si mund të ketë parlamenti deputetë të tillë.

Kemi bërë njoftim gjithë njësive administrative që ata që kanë probleme me mjetet traktoriste, i njoftuam të bëjnë vetë deklarim çfarë ka mjeti i tyre dhe kaq.

Nuk i kam qejf incidentet nuk jam pjesë e tyre.

U bëj thirrje të gjithëve të jenë të qetë. Nuk më erdhi mirë kur njerëzit e morën mbrapsht deputetin në mes të sheshit, nuk shkon në Shqipëri, u bëj thirrje për qetësi, le të votojnë për njeriun që punon.

DEBATET SPAHO - TOPÇIU

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

iris rezhda edmond spaho topçiu

EMISIONET