KPK shkarkon Sokol Malajn, prokurori – biznesmen i naftës në papajtueshmëri me detyrën

Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e prokurorisë së Tiranës Sokol Malaj.

Procesi i tij i Vettingut është kryer nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi në të cilën zbuluan së Malaj ka probleme më kriterin e pasurisë por edhe për aktivitetin e tij të transportit të naftës.

Më herët në media është raportuar se Malaj ishte në kundërshtim me ligjin për organizim-funksionimin e prokurorisë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, ndërsa ushtronte funsionin e prokurorit ishte pronar me 100 përqind të kapitalit, më vonë me 50 përqind të kapitalit në firmën “Oleum Trasporti” që ka si aktivitet tregtinë e naftës në Shqipëri.

Po ashtu një tjetër magjistrat i shkarkuar nga shkalla e parë është edhe gjyqtarin e Durrësit, Petraq Curri.

Edhe për këtë gjyqtar trupa e KPK e arsyetoi shkarkim për kriterin e pasurisë.

Petraq Curri liroi nga burgu, Alket Hatinë, një nga bosët e drogës i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një dënim me 20 vjet burgim nga gjykata italiane.

kpk sokol malaj

EMISIONET