PERLË/ 92-vjeçarja arratiset në 24 sekonda nga azili duke kapërcyer një portë 2 metra të lartë. Ja VIDEOJA që po “çmend” dynjanë

Një video e pazakontë nga Kina vazhdon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të internetit, duke treguar momentin kur një grua 92-vjeçare arratiset nga një azil pleqsh duke kapërcyer një portë metalike rreth dy metra të lartë.
Pamjet, të regjistruara dy vjet më parë në qytetin Yantai, janë parë miliona herë në rrjetet sociale dhe kanë habitur publikun për shkak të aftësive fizike të gruas së moshuar. Sipas raportimeve të kohës, ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit, por kjo nuk e pengoi të planifikonte dhe realizonte arratisjen e saj.
Në video shihet se si 92-vjeçarja, rreth 1.60 metra e gjatë, ngjitet me kujdes në portën metalike, gjen ekuilibrin në majë të saj dhe më pas kalon në anën tjetër duke u hedhur poshtë. I gjithë veprimi zgjat vetëm 24 sekonda.
Shkathtësia dhe vendosmëria e saj kanë ngjallur habi dhe komente të shumta në internet, ku shumë përdorues e kanë cilësuar skenën si të denjë për një film aksion, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për masat e sigurisë në institucionin ku ajo ishte e strehuar.
Mujer de 92 años escala puerta de 2 metros de altura para escapar de residencia de ancianos. pic.twitter.com/GUPBqsFRtW
— zo. (@zoemdza) June 12, 2026

