Në Aruba u takuan trafikant dhe zyrtare shtetërorë shqiptar. Lekët e dr*gës pastroheshin në Shqipëri me mbështetje politike

Nga arsyetimi i vendimit gjygësor, por dhe nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen te dhëna të rëndësishme, takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Pellumb Petritaj, Arben Ismailaj, takime këto tě zhvilluara në Majorka, Gjermani Aruba, apo Belgjikë; te dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me perfaqësues funksionarë te lartë shtetërore te shtetit shqiptar në Aruba, përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019:
Një hetim evropian i vitit 2019 mbi aktivitetet e një "Klani OSMANI", me seli në Majorka, zbuloi disa vëzhgime të bëra gjatë takimeve, duke përfshirě:
* në ishullin e Arubas (Antilet Holandeze), nga 24 deri më 31 janar 2019, ku morën pjesě ISMAILAJ Arben, MEMETI Elton, RAMA Adrian, SHEHU Artur dhe SHEHAJ Bujar;
* në Antëerp midis 12 dhe 14 shkurtit 2019, midis RAMA Adrian, MEMETI Elton, ISMAILAJ Arben dhe HAMZAI Alfredo, të cilët dyshohet se u transportuan nga Zaventem në Antëerp, me Ford Kuga të KULAJ Indrit.
Sipas provave te pjesshme te paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike. Megjithatë, nga ky hetim i vazhdueshëm nuk mund të dalë asnjë siguri në lidhje me lidhjen midis këtyre individëve, shumica e të cilëve nuk janë ndjekur penalisht, dhe importeve të drogës në Belgjikë që janë objekt i ndjekjes penale.
Gjithashtu, parashtrohet kjo përmbledhje e përfshirjes së personit nën hetim Artur Shehu në lidhje me hetimet e zhvilluara nga autoritete belge për personin nën hetim:
-Duket gartë se Artur Shehu mban një pozicion drejtues brenda organizates. Kjo per shkak se ai ështě në kontakt te drejtpërdrejtě me HAMZAI Alfredo dhe duket se e ka takuar atë në Antverp Belgjikë, më 12 shkurı 2019, gjatë njě takimi me
Arben ISMAILAJ, Adrian RAMA dhe Elton Memeti;- Ai udhëton nëpër botë për të marrë pjesë ně takime per të organizuar trafikimin;
-Ai duket plotësisht i vetëdijshëm pěr investimet në pasuri të paluajtshme, por është qartësisht i lidhur me trafikimin e kokainës me shumë munděsi duke mbikeqyrur rrjetin

