Arrestime “strategjike” nga SPAK/ Në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, kryeprokurori i Kukësit dhe ish-Kreu i Operacionales. Në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe Asmer Bilali

Prokuroria e Posaçme SPAK ka realizuar një tjetër operacion. i cili prek nivele të larta. Burimet kanë bërë të ditur se mes 15 fletë arresteve janë dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, kreu i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, si dhe ish-shefi i Operacionales, Olti Bistri, të cilët tashmë janë vënë në pranga.

Gjoka mësohet është ndaluar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij.

Ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Grupit kriminal”, “korrupsion” dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë ende nuk ka të dhëna të sakta për detajet e ndalimeve.

Mësohet se për këtë operacion janë ushtruar kontrolle në disa qytete, por edhe në banesën e Ervis Martinajt.

Edhe pse i zhdukur disa muaj më parë, SPAK ka firmosur urdhër arresti për të.

Burimet shprehen se mes personave të ndaluar ishin dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri.

Bilali është një personazh i njohur dhe me precedent penal në Shkodër. Madje i arrestuar më parë ndërsa është thënë se i ka shpëtuar dhe një atentati

Ndërsa, Behar Bajri u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” por u akuzua edhe për vrasjen e gruas së tij në vitin 2002. Ndaj tij janë ngritur dyshime edhe për ngjarje të tjera të rënda.

spak ervis martinaj edison vatnikaj behar bajri asmer bilali pëllumb gjoka xhevahir lita olti bistri

EMISIONET