SPAK shoqëron Ilir dhe Safet Bajrin, hodhën armët kur policia i shkoi për kontroll

SPAK shoqëron Ilir dhe Safet Bajrin, hodhën armët kur policia i

Mësohet se mes personave të shoqëruar është dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër.

Shoqërimi i tyre është kryer gjatë kontrolleve në banesa.

Në policinë e Shkodrës aktualisht shoqëruar dhe Erogen Vaso alias Brajovië.

Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.

Fillimisht Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar "Oaz". Por akuzat për vrasje për të u rrëzuan duke u dënuar vetëm për akuzën e “Organizimit të lojrave të fatit”.Por ai që do e mbante disa vite në burg, Safet Bajrin ishte pikërisht një vendim dënimi për shfrytëzim prostitucioni të dhënë nga Drejtësia Belge.

Gjatë operacionit “Oaz” është arrestuar në 2018 dhe Ilir Bajri, i cili më pas u dënua për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Organizim i lojrave të fatit”.

EMISIONET