Vodhën 4.7 mln euro përmes mashtrimit/ 43 mijë biseda telefonike të përgjuara dhe 90 mijë numra telefoni të shtetasve italianë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga megaoperacioni i SPAK dhe policisë italiane që çoi në arrestimin e 5 personave, 4 në arrest në shtëpi dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim në fushën e mashtrimit në call cener duke shkaktuar një dëm 4.7 mln euro.

Gazetarja e Ora News Alba Kepi bëri me die se janë zbardhur 43 mijë biseda telefonike të përgjuara.

1 Terabyte trafik të dhënash telematiche te analizuara.

90 mijë numra telefonikë shtetasish italianë të gjetura në server e gati për t i futur në procesin e mashtrimit.

Mashtrimi me vlerë disa dhjetra miliona euro.

EMISIONET