Del emri i Ervis Martinaj/ SPAK nxjerr urdhër të dytë arresti për “mbretin” e lojrave të fatit. I kontrollon banesën
Në kuadër të arrestimit të personave gjatë operacionit të SPAK, punonjësit e policisë kanë shkuar mëngjesin e sotëm duke ushtruar kontroll në banesën e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe.
Ervis Martinaj është njëri nga personash e shpallur sot në kërkim, së bashku me Behar Bajrin,Astmer Bilalin dhe persona të tjerë.
Kjo është masa e dytë e arrestit që SPAK ka lëshuar për Ervis Martinaj, pas shpalljes në kërkim të tij në 18 Maj 2022 gjatë operacionit “Plumbi i artë”.
Ndërsa në pranga deri tani kanë përfunduar biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, ish-shefi i operacionales në Policinë e Shtetit, Olt Bistri dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Lista
Përllumb Gjoka arrestuar
Xhevahir Lita arrestuar
Olt Bistri arrestuar
Edmond Preka arrestuar
Ardit Hasanbegaj arrestuar
Behar Bajri në kërkim
Astmer Bilali në kërkim
Ervis Martinaj në kërkim