“Dëshmitarë kundër Gjiknurit” Berisha: Një person është i gatshëm të dëshmojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Damian Gjiknurin për lidhjet me incineratorët, ndërsa tha se të paktën një dëshmitar ëshë i gatshëm që të dëshmojë kundër tij me prova. Berisha gjthashtu ka akuzuar të enjten biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e operacionales Oltion Bistri të arrestuar tanimë, si të lidhur me krimin dhe shtetin

Një ditë pasi u shkarkua nga Kryetari i Partisë Socialiste si Sekretar i Përgjithshëm Sali Berisha ka vijuar denoncimet për Damian Gjiknurin.

Duke e quajtur përgjegjës direkt për prodhimin e energjisë nga incineratori  i Elbasanit, berisha tha se ka dëshmitarë që janë të gatshëm të dëshmojnë para drejtësisë kundër Gjiknurit.

"Zotëria është një qytetar i guximshëm, është njeri shumë i ndeshëm. Ai mund të dëshmojë shumë në interesine  ligjit dhe drejtësisë," tha ai.

Të arrestuarit e së enjtes biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Forcave Operacionale Berisha i quajti njerëz të lidhur me krimin shtetëror, vrasës dhe të korruptuar.

"Sot është arrestuar Pëllumb Gjok,a një nga banditët kryesor. Një njeri i cili me ndihmën e Edi Ramës ka grabitur ndoshta rreth 100 mijë m2 në Velipojë. Thuhet edhe me vrasje njerëzish. Oltjan Bistri është një përbindësh i krimit, zbatonte urdhërat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpuntorëve të tij në krim ndaj dhe ata ja mbathnin lirshëm para se të ekzekutohej urdhëri," tha ai.

Por për arrestimet e fundit Sali Berisha meritën nuk ua dha SPAK dhe institucioneve shqiptare, por ndërkombëtarëve.

"Është meritë para së gjithash e Europol e partnerëve tanë që kanë sjellë këtu transkriptimet e atyre telefonave Skai, incrochat," tha ai.

Ish-kryeministri tha se në përgjimet e siguruara nga ndërkombëtarët ka edhe persona të tjerë të rëndësishëm që janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

 

EMISIONET