Alimehmeti: Qarkullojnë certifikata Covid false, shteti nuk beri fushatë për vaksinimin
Mjeku Ilir Alimehmeti në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora për moderatoren Ana Kallaku u shpreh se shteti nuk bëri fushatë vaksinimi në Shqipëri. Sipas tij, është mungesa e informacionit ajo që i krijon një lloj dyshimi qytetarëve për të pasur besim të vaksina dhe për t'u vaksinuar.
Alimehmeti: "Ne duhet të fillojmë me një informacion kapilar, informacioni pak a shumë është dhënë në media apo rrjete sociale. Ne nuk kemi shkuar atje ta bëjmë punën si duhet. Imagjinojeni fushatën e vaksinimit si fushatë elektorale, të shkosh fshat më fshat, shtëpi më shtëpi dhe në qoftë se ky diskutim dikur bëhet me detyrim do të thotë që të gjitha këto ose nuk u bënë ose dështuan. Në rastin e shqiptarit ne e dimë që nuk u bënë. Frika kryesore është siguria e vaksinave."
Sipas Alimehmetit qarkullojnë certifikata false të vaksinimit dhe në këtë mënyrë nuk mund të kemi një numër të saktë të personave që vërtet janë imunizuar dhe vaksinuar.
Alimehmeti: "Ne duhet të flasim për të imunizuar dhe të paimunizuar. Fare mirë ne mund të kemi njerëz me letra të vaksinuar, pro jo realisht të vaksinuar dhe kjo ka ndodhur në të gjitha shtetet e Evropës, SHBA e me radhë kur në momentin që u vendos me detyrim në dhjetor të 2020 ishin 20 kompani që shisnin certifikata false dhe sapo u tha që do bëhej me detyrim u bënë 1400 këto kompani. Pse? Sepse do ketë njerëz që do duan ta kapërcejnë detyrën dhe kjo është e frikshme. Do kesh rreth e rrotull njerëz që me letra thonë diçka dhe në realitet janë diçka tjetër. "/OraNews/

