Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, gjykata e lë në burg, i riu: U rrëzuam të dy nga motori, isha pa ndjenja
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg apa fat 25-vjecarin Indrit Bajraktari, duke e gjetur atë fajtor për vdekjen e 17-vjeçares ndërsa të dy dolën dy ditë më parë me motor uji në detin e Velipojës.
Pa asnjë pendesë apo ndjenjë faji i riu ka treguar se të dy janë rërzuar nga motori i ujit dhe se më pas nuk ban mend asgjë .
Sipas të riut të dy në motor janë ngjitur pa jelek mbrojtës gjë që është e ndaluar dhe nuk dihet se si kompania që i ka dhënë motorin me qera e ka bërë një gjë të tillë që mund të quhet vepër penale.
''Ishim pa jelek në motor. Nuk mbaj mend asgjë. Kam qëndruar 40 minuta në det pa ndjenja dhe më pas kam dalë me not në breg. ''
25-vjecari gjak ftohtë ka treguar se ka tentuar të largohet nga frika dhe paniku, por mbi të tani rëndon akuza për vrasje nga pakujdesia të 17-vjeçares Enisa Dodaj. I pyetur në sallën e gjyqit ai ka deklaruar se nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorit të ujit në qafën e vajzës sepse ai vetë ka rënë pa ndjenja. I riu emigrant në Angli, ka treguar se pranë tyre kishte shkuar një çift tjetër me motoskaf.
''Pranë nesh pash një çift tjetër dhe ata me motor. Ata më thanë se do shkonin të njoftonin të zotin e motorit pasi mua nuk me merrnin dot pasi në motorin e tyre se nuk kishte më vend.''
Çuditërisht mban mend se ka qëndruar për 40 minuta pa ndjenja në ujë edhe pse ai vetë ka deklaruar se nuk mban mend asgjë. Sipas dëshmisë djali njihet me motrën e viktimës që jeton në angli dhe se e dinte se vajza me të cilën doli ishte 18 vjece.
17-vjecarja u gjet e mbetur dy ditë më parë në brigjet e Velipojës rreth 2 orë e gjysëm pasi kishte dalë një xhiro me motor uji në det e shoqëruar nga 25 vjecarai. Familarët e viktimës nuk kanë ngritur asnjë pretendim për të riun ndërkohë që babai i dedikoi një mesazh prekës në rjetet sociale.
Lexo edhe: 25-vjeçari tregon në gjyq si ndodhi vdekja e Enisës: Ika se kisha frikë e panik
17 vjeçarja e gjetur e mbytur në Velipojë, arrestohet i riu emigrant në Angli
Në familjen e Enisës: Në mëngjes ikën në plazh, në mbrëmje u kthyen me vajzën në arkivol
