Çfarë kostoje fshihet pas luftës në Iran? Zbulohet shifra marramendëse që po paguan SHBA

Çfarë kostoje fshihet pas luftës në Iran? Zbulohet shifra

Kostoja e operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran ka arritur në 37.5 miliardë dollarë, një shifër që ka nxitur debate të forta në Kongres për shpenzimet dhe mënyrën e menaxhimit të konfliktit.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë të ditur shifrën gjatë një seance dëgjimore në Uashington, ku u përball me pyetje nga ligjvënës skeptikë pas rifillimit të sulmeve.

Sipas të dhënave të paraqitura, shuma prej 37.5 miliardë dollarësh përfshin pjesë të ndryshme të operacioneve ushtarake, si dhe kostot e parashikuara deri më 30 shtator.

Një burim i cituar nga Reuters ka bërë me dije se vetëm gjashtë ditët e para të luftës kishin kushtuar të paktën 11.3 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të administratës amerikane.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kongresit muajin e kaluar rreth 90 miliardë dollarë fonde shtesë, ku pjesa më e madhe lidhej me konfliktin me Iranin.

Kritika dhe debate në Kongres
Që prej fillimit të bombardimeve nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit më 28 shkurt, ligjvënës nga të dyja partitë kanë ngritur shqetësime për mungesën e informacionit mbi zhvillimet e luftës dhe planet e administratës.

Në seancën dëgjimore, senatorja demokrate Patty Murray, anëtare kryesore e Komitetit të Buxhetit, ka kritikuar qasjen e administratës duke ngritur shqetësime për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit dhe pasojat financiare të tij.

EMISIONET