Zbulohen detaje tronditëse nga ngjarja në Velipojë.

Rreth orës 14:00 të 19 gushtit Indrit Bajraktari së bashku me adoleshenten 17 vjeçare kanë hyrë në det me motor uji që e kishin marrë me qera në zonën e Vilunit.

Dy orë e gjysmë më pas djali, i cili kishte vite që jetonte në Angli dhe ishte kthyer për pushime ka dalë në breg të detit i vetëm pa motorin e ujit dhe pa vajzën.   

Fillimisht kanë qenë vetë pronarët e motorit të ujit që kanë nisur kërkimet për mjetin e tyre pasi kishte kaluar orari i caktuar i marrjes me qera.

Më pas është konstatuar që 25 vjeçari ka dalë në breg ndërsa vajza jo. Ndërsa një peshkatar gjeti trupin e pajetë të adoleshentes në ujë, 700- 800 metra larg bregut.

Policia së bashku me prokuroren e çështjes kanë konstatuar shenja në trupin e vajzes nga Burreli me banim në Tiranë.

Policia njoftoi sot arrestimin e 25 vjeçarit, emigrant në Angli dhe që ndodhej në Velipojë me pushime.

Në dëshminë e tij dhënë në polici ka dëshmuar se mjeti ka pësuar defekt dhe është hedhur në ujë për tu kthyer në breg, ndërsa vajza është rrëzuar dhe sipasojë e goditjes së motorit vajza ka humbur jetën.

Por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin detajet dhe dinamikën e ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”