EMRAT+FOTOT/ Trafik dr*ge dhe pastrim parash, SPAK dhe Policia në aksion! Jepen 20 masa sigurie, në kërkim “pronari” i Zvërnecit dhe ...

EMRAT+FOTOT/ Trafik dr*ge dhe pastrim parash, SPAK dhe Policia në aksion!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Raportohet se një person i identifikuar me inicialet O.S. ka përfunduar në pranga, ndërsa në kërkim janë Ilir Shtufi, Artur Shehu, Edmond Jaupi dhe Orges Birçaj.

EMRAT+FOTOT/ Trafik dr*ge dhe pastrim parash, SPAK dhe Policia në aksion!
Artur Shehu

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.

EMRAT+FOTOT/ Trafik dr*ge dhe pastrim parash, SPAK dhe Policia në aksion!
Ilir Shtufi

Flete-arrestet jane prere per shtetasit:

Artur Koçeku

Abedin Koçeku

Ilir Shtufi

Orgest Birçaj

Dritan Aga

Gëzim Islami

Edmond Jaupi

Baftri Troci

EMISIONET