Shtrepi: Botërori do të jetë spektakolar, Holanda gjithmonë pretendente

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Josel Shtrepi u shpreh optimist për ecurinë e kampionatit dhe vlerësoi paraqitjet e skuadrave, duke ndalur veçanërisht te ndeshja Kanada–Bosnje dhe shanset e Holandës në këtë Botëror.

" "Unë jam tifoz me Tulipanët. Shpresoj shumë që të jetë viti jonë si çdo botëror, por të shohim, botërori është i gjatë. Ekipet janë 48, sfidat janë të shumta.

Siç tha dhe profesori, normalisht ngarkesa e futbollistëve që vijnë nga Europa është e madhe, ata janë në fund të kampionatit. Por, të them të drejtën sot po më pëlqente ndeshja, që të hyjmë direkte në temë, ndeshja midis Kanadasë edhe Bosnje Hercegovinës. Ishte një ndeshje e vërtetë, duke krahasuar edhe ndeshjet e djeshme që kishte një ngarkesë emocionale si nga ekipi i Meksikës, po ashtu edhe nga ekipi i Afrikës së Jugut.

Sot futbolli ishte më kërkues. Kanadaja më pëlqeu vërtet shumë, po themi, në tre të katërtat e fushës. Kishte probleme në finalizimin e aksioneve që krijonte, por më pëlqeu vërtet shumë. Shoh një Bosnje që ishte përgatitur me cinizëm, po themi, të përfitonte nga çdo gabim i ekipit kundërshtar, edhe ashtu ndodhi. Jemi akoma në një rezultat 0 me 1 për Bosnjen. Edhe presim shumë nga ky botëror.

Është një botëror me shumë skuadra, është një botëror me shumë yje, që patjetër do të dhurojë spektakël edhe emocione të pafundme. Holanda përfaqësohet mirë në çdo botëror po themi, por nuk e ka pasur kurrë fatin, ose nuk e di, kërkesën e lartë për të fituar, për ta fituar si kompeticion. Mbaj mend, unë kam arritur të ndjek Holandën e 2004-s që ka humbur me penallti kundra Italisë", u shpreh Josel Shtrepi.

EMISIONET