Halili: Epoka e Evropës në kulm, Amerika Latine larg formës së dikurshme
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Erjon Halili analizoi formën e skuadrave favorite, duke theksuar epërsinë e ekipeve evropiane dhe vështirësitë e trajnerit Didier Deschamps për të menaxhuar një sulm të mbushur me yje.
" Besoj që po, ekipet më të mira janë evropianet, janë në formë shumë të mirë, ndryshe nga Brazili që prej vitesh nuk ka atë soliditetin që ka pasur dikur.
Argjentina është një Argjentinë e plakur, akoma me Messin brenda, por Messi nuk është më ai i para katër viteve që mori ekipin për dore po themi drejt trofeut.
Kështu që nga ana tjetër kur shikoj Spanjën dhe Francën, janë komplet tjetër nivel në të gjithë repartet, domethënë kanë futbollistët absolutisht më të mirë. Dhe po shikoja dhe listën, trajneri më në siklet do të jetë Didier Deschamps, sepse kur shikon gjithë ato yje në sulm dhe nuk di kë të fusësh...", u shpreh Halili.

