Sondazhi i Noto & RTV Ora/ 39.4% e shqiptarëve mendojnë se qeveria nuk ka përmbushur asnjë premtim
Në sondazhin e IV kombëtar të Antonio Notos dhe RTV Ora shqiptarët janë përgjigjur edhe pyetjes se cilat nga premtimet elekorale janë mbajtur nga mazhoranca aktuale.
39.4 % e të anketuarve janë shprehur se nuk është përmbushur asnjë premtim.
Ndërkohë, 24% e tyre janë shprehur se shëndetësia falas është një premtim përmbushur.
14.2 e tyre kanë pohuar se premtim i përmbushur është edhe legalizimi falas.
Me rreth 10-11% renditet çështja e pronës si premtim përmbushur, zbutja e varfërisë, 300 mijë vende punë dhe ujë 24 orë drita dhe ujë.
Ne foto: Tabela nr 1 e sondazhit IV kombetar Noto & RTV Ora, 6 Prill 2021
Në kategorinë e zgjedhësve aktualë vihet re se 43.6 % e socialistëve mendojnë se shëndetësia falas është përmbushur. 69.9 % e demokratëve dhe 73.2% e LSI mendojnë se nuk është përmbushur asnjë premtim. Nga partitë e tjera janë 80% që mendojnë se nuk është përmbushur asnjë premtim.
Interesant është kategoria e të pavendosurve dhe ata që nuk votojnë. 38.1 % e të pavendosurve thonë se nuk dinë cilat nga premtimet elektorale janë përmbushur në krahasim me 33% që shprehen se nuk është përmbushur asnjë.
Ndërsa nga ata që nuk votojnë 38.9 % shprehen se nuk është përmbushur asnjë, ndërsa 27.1 % thonë se është përmbushur premtimi i shëndetësisë falas.