Ziu: Dikur fitonte botërorin ekipi që stërvitej më shumë, tani ai që rikuperohet më shpejtë
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Febron Ziu analizoi ndryshimet në futbollin modern, duke theksuar se sot suksesin e përcakton më shumë rikuperimi sesa stërvitja intensive.
"Ndryshimi që ka pasur në vitet e fundit kalendari futbollistik me sasinë e madhe të ndeshjeve, njëherë e një kohë, zakonisht fitonte botërorin ekipi që stërvitej më shumë.
Tani ai që rikuperohet më shpejt dhe më mirë.
Duke pasur parasysh sasinë e madhe të ngarkesës që kanë shumica.
Ky është njëri detaj, kurse detaji tjetër është avantazhi që kanë lojtarët e klubeve që luajnë në Amerikën Latine në krahasim me ato të Evropës", u shpreh Ziu .

