VIDEO/ Barazimi i parë në “Botërorin 2026”, Kanadaja ndalet ndaj Bosnjes

VIDEO/ Barazimi i parë në “Botërorin 2026”, Kanadaja

Kanadaja dhe Bosnje-Hercegovina kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit B, duke barazuar 1-1 në një përballje të luftuar dhe me ritëm të lartë të zhvilluar në Toronto.

Minutat e para u karakterizuan nga lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me raste të pakta për shënim.

Boshnjakët arritën të thyejnë ekuilibrat në minutën e 21-të, kur pas një goditjeje nga këndi, Lukiç përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe e shtyu topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Pas golit të pësuar, Kanadaja mori iniciativën dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit, por mbrojtja e Bosnjës rezistoi mirë, ndërsa miqtë mbetën të rrezikshëm në kundërsulme dhe situata standarde.

Kur dukej se Bosnja po i afrohej fitores, vendasit gjetën golin e shpëtimit në minutën e 78-të.

Larin finalizoi një aksion sulmues me një goditje që, falë edhe një devijimi, përfundoi në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret e nisin grupin me nga një pikë, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për ndeshjet e radhës.

EMISIONET