Analistët: Shqiptarët koshientë Rama nuk ka realizuar premtimet e veta

Tabela e parë nga 8 të sondazhit IV kombëtar Noto & RTV Ora publikuar mbrëmjen e 6 prillit në studion e emisionit "Tempora" Ishte me këtë pyetje: Cilët nga premtimet elektorale të maxhorancës aktuale janë përmbushur?

Sipas të anketuarve 39.4% janë shprehur se nuk është përmbushur asnjë premtim.

Ndërkohë, 24% e tyre janë shprehur se shëndetësia falas është një premtim  përmbushur.

Në krah të djathtë të tabelës është bërë dhe ndarja sipas zgjedhësve aktualë.

Analisti Afrim Krasniqi e sheh përgjigjen e këtij më shumë një perceptim të të militantëve partiakë sesa një lexim të realitetit të Shqipërisë.

“Përkrahësit e PS-së mendojnë se i kanë shërbimet shëndetësore falas. Në dijeninë time nuk ka asnjë shërbim falas në republikën e Shqipërisë."

Komenton dhe shifrën 43 % të socialistëve të cilët e konsiderojnë të përmbushur premtimin për shëndetësinë falas.

"Ndoshta është ndikuar nga procesi i vaksinimit  falas sesa koncepti i shëndetësisë. Apo çështja e pronësisë është e papërmbushur. Do të thotë që PS e socialistët kanë një status social shumë të kënaqshëm dhe ndihen në një jetë komode. Ata e kanë shrehur në sondazh, pjesa tjetër e shqiptarëve kanë një opinion tjetër"

Premtimi tjetër 24 orë ujë, vetë kryeministri thotë nuk e kemi bërë, ndërsa një pjesë e madhe  e Partisë Socialistë thotë e kemi bërë. Domethënë nuk është lexim i realitetit të Shqipërisë, është perceptim i militantëve të partive politike.


Te gjitha tabelat e sondazhit te katërt kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie


Si e komenton Artan Hoxha?
Analisti beson tek 'shendetësia falas" ka ndikuar dhe vaksinimi anticovid.
"Afër 75- 90 % e shqiptarëve thonë që qeveria nuk ka bërë atë që ka premtuar.  Kemi një koshiencë popullore që qeveria nuk ka realizuar premtimet e veta. Kjo koshiencë është dhe në tërësinë e vet dhe brenda votuesve të saj. Pyetja është pse ende vazhdojnë ti japin votën"

Ne foto: Tabela 1 e sondazhit IV kombetar Noto & RTV Ora

Çfarë mendon Dritan Hila?

" Përsa i përket këtyre shifrave unë i lexoj më tepër në bazë të prioriteteve të njerëzve. Unë nuk e kam prioritet legalizimin, për shembull.

Unë nuk kam mungesë uji, dhe nuk hyn te prioritetet e mia. Shëndetësia falas gjithashtu nuk hyn te prioritetet e mia sepse nuk kam pasur nevojë. Zbutja e varfërisë po, ky është një nga problemet që unë do ta mendoja.

Njerëzit në mentalitet janë gjithmonë keq, sepse ata duan të jenë gjithmonë më mirë. Varet gjithmonë nga prioritetet."

Si e komenton Aleksandër Çipa?

"Së pari kam përshtypjen që sondazhi mund të ketë të bëjë me një perceptim të qytetarit për pyetjen sepse mund të ndodhë  që ai të përgjigjet për shërbimin dhe jo për fushën në të cilën pyetet.

E dyta këtu befasi është përgjigjja e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Këtu kam përshtypjen se ata ngatërrojnë  shërbimin me fushën. Edhe vetë socialistët duket se nuk janë të sinqertë në përgjigjet."

https://www.youtube.com/watch?v=C1dHwW7ouDw

EMISIONET