VIDEO/ Momenti kur mbrojtësi u rrëzua në fushë, çfarë ndodhi në Udinese-Roma

VIDEO/ Momenti kur mbrojtësi u rrëzua në fushë,

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, me topin larg, ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me portierin Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator dhe lojtari është larguar me barelë, por ka tundur dorën si për të dhënë se gjendja nuk ishte alarmante.

I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Në një atmosferë të tensionuar, gjyqtari i ndeshjes, Pairetto, vendosi të pezullojë përfundimisht takimin në minutën e 77-të.

Në Udine, lojtarët në fushë ishin shumë të frikësuar nga ajo që i ndodhi mbrojtësit Ndicka.

De Rossi, i kthyer në fushë nga dhomat e zhveshjes, bëri të ditur se lojtari ishte i vetëdijshëm, por shokët e skuadrës nuk kishin dëshirë të vazhdonin.

EMISIONET