Spanja dhe Franca në gjysmëfinale, La Liga detyrohet të shtyjë pesë ndeshje

Spanja dhe Franca në gjysmëfinale, La Liga detyrohet të

Kampionati spanjoll do të nisë me ndryshime të detyruara në kalendar. Pesë ndeshje të La Ligës janë konfirmuar se do të shtyhen, pasi Spanja dhe Franca siguruan një vend në gjysmëfinalet e Botërorit.

Vendimi lidhet me marrëveshjen e mëparshme, sipas së cilës një klub do të kishte të drejtë të kërkonte shtyrjen e ndeshjes nëse lojtarët e tij do të ishin ende në garë në fazat e fundit të kompeticionit.

Për këtë arsye, java e parë e kampionatit spanjoll do të jetë e pazakontë, pasi një pjesë e madhe e sfidave të programuara për mesin e gushtit nuk do të zhvillohen në datën e parashikuar.

Ndeshjet që janë konfirmuar për t’u shtyrë janë:

Real Madrid – Real Sociedad
Barcelona – Athletic Bilbao
Celta Vigo – Osasuna
Atletico Madrid – Osasuna
Ndërkohë, sfida e pestë ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ajo do të varet nga rezultati i përballjes Argjentinë – Zvicër.

Nëse Argjentina kalon në gjysmëfinale, atëherë do të shtyhet Valencia – Real Betis, pasi Lo Celso do të jetë pjesë e kombëtares.

Në rast të kundërt, ndeshja që preket do të jetë Sevilla – Rayo Vallecano, për shkak të pranisë së lojtarëve Sou dhe Vargas në fazën vendimtare të Botërorit.

La Liga tashmë duhet të gjejë data të reja për këto përballje, ndërsa pjesëmarrja e lojtarëve në Botëror po ndikon drejtpërdrejt në nisjen e sezonit të ri.

EMISIONET