Sulmet ajrore amerikane në Iran/ Raportohen 17 viktima dhe 115 të pl*gosur në gjashtë qytete

Sulmet ajrore amerikane në Iran/ Raportohen 17 viktima dhe 115 të

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka bërë të ditur bilancin e sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara të mërkurën dhe të enjten.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet iraniane, sulmet kanë shkaktuar 17 viktima dhe 115 persona të plagosur në gjashtë qytete të vendit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ekipet mjekësore kanë kryer 14 ndërhyrje kirurgjikale për trajtimin e të plagosurve.

Nga 115 personat e prekur, 102 prej tyre kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa pjesa tjetër vijon të marrë kujdes mjekësor.

Sulmet ajrore prekën disa zona në Iran, ndërsa autoritetet vijojnë të vlerësojnë pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

Bilanci i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë përfshin vetëm viktimat dhe të plagosurit e konfirmuar deri në momentin e njoftimit, ndërsa situata mund të ndryshojë me përditësime të reja nga autoritetet.

EMISIONET