Revolucioni i FIFA-s prek edhe himnet! Jo rreshtim tradicional, futbollistët do të mblidhen në qendër të fushës
Në Botërorin 2026, lojtarët nuk do të rreshtohen më pranë gjyqtarëve gjatë himneve kombëtare. Të 26 futbollistët e secilës skuadër do të mblidhen në qendër të fushës rreth flamurit, në një ceremoni të re duke ndryshuar mënyrën tradicionale.

FIFA vazhdon të sjellë ndryshime në organizimin e Kupës së Botës. Një nga risitë më të fundit lidhet me ceremoninë e himneve kombëtare, një moment simbolik që prej dekadash ka shoqëruar fillimin e ndeshjeve të mëdha ndërkombëtare.
Deri më sot, tifozët janë mësuar të shohin dy skuadrat të rreshtuara pranë gjyqtarëve, me lojtarët që shpesh këndojnë me emocion himnin e vendit të tyre. Megjithatë,
FIFA ka vendosur të ndryshojë protokollin që dy skuadrat të rreshtohen pranë gjyqtarëve para pankinanve për Kupën e Botës 2026.
Sipas formatit të ri, lojtarët nuk do të qëndrojnë më të rreshtuar në vijë. Në vend të kësaj, të gjithë 26 futbollistët e secilës skuadër, përfshirë edhe ata që ndodhen në stol, do të mblidhen rreth flamurit kombëtar në qendër të fushës gjatë interpretimit të himnin.
Por ndryshimet nuk ndalen vetëm te ceremonia para ndeshjes.FIFA po shqyrton ose ka vendosur masa të reja edhe për atmosferën në stadiume, duke kufizuar përdorimin e disa mjeteve tradicionale të tifozërisë.
Mes tyre përmenden bubuzelat, të cilat u bënë simbol i Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, si dhe forma të tjera të krijimit të zhurmës në tribuna.
Këto masa kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi shumë tifozë i konsiderojnë pjesë të kulturës së futbollit dhe identitetit të tribunave.
FIFA ka ndryshuar rregulloren dhe ka ndaluar futjen e shisheve të ujit në stadiumet e Kupës së Botës 2026. Vendimi është justifikuar me arsye sigurie, pasi shishet konsiderohen objekte që mund të hidhen në fushë ose në tribuna.


