WESTERN BALKANS UNIVERSITY! Konferencë Ndërkombëtare e Mjekësisë e Bioshkencave Translacionale
Western Balkans University, në partneritet me Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia, organizuan Konferencën Ndërkombëtare të Mjekësisë dhe Bioshkencave Translacionale (ICMTB 2026), duke bërë bashkë në Tiranë studiues, mjekë, akademikë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës.

Rektori i Western Balkans University, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, theksoi se universitetet kanë një rol kyç në prodhimin e dijes, nxitjen e inovacionit dhe përgatitjen e profesionistëve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes në shëndetësi dhe shkencë.
Rektori Ferdinand Gjana: “ICMTB 2026 pasqyron vizionin e Western Balkans University si universitet i gjeneratës së katërt për të krijuar ura bashkëpunimi mes universiteteve, institucioneve kërkimore dhe profesionistëve të shëndetësisë. Përmes partneriteteve akademike dhe shkëmbimit të njohurive, ne kontribuojmë në avancimin e shkencës dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.”
Një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare, Prof. Dr. Mentor Petrela, vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për zhvillimin e komunitetit shkencor dhe profesional.
Mentor Petrela: “Konferenca të tilla krijojnë mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mes profesionistëve të fushës. shkenca përparon përmes bashkëpunimit dhe dialogut.”
Në një intervistë për mediat, Prof. Assoc. Dr. Albana Halili theksoi se konferenca krijoi mundësi konkrete për bashkëpunime të reja akademike dhe shkencore.
Në konferencë morën pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë, mes tyre Prof. Dr. Peter Abrahams nga Warwick Medical School në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua studentëve dhe kërkuesve të rinj, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore dhe ndërtuan ura bashkëpunimi për zhvillimin e karrierës së tyre akademike.

