SORLOTH NË RADARËT E JUVES! Bardhezinjtë synojnë marrëveshje me sulmuesin norvegjez të Atleticos

Pas Kolo Muanit, emri më i përfolur për për përforcuar sulmin e Juventusit është norvegjezi Alexander Sorloth. Mediet vendase bëjnë me dije se klubi ka nisur diskutimet me Atleticon për të arritur një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët.

SORLOTH NË RADARËT E JUVES! Bardhezinjtë synojnë

Pas largimit të sigurt të Dusan Vlahoviç, i cili nuk do të rinovojë kontratën me bardhezinjtë, drejtuesit e Juventusit kanë nisur punën për të ndërtuar repartin ofensiv për sezonin e ri.

Sipas mediave italiane, objektivi kryesor mbetet Randal Kolo Muani, por në orët e fundit ka marrë hov pista që çon te sulmuesi norvegjez i Atletico Madridit, Alexander Sorloth.

Javën e kaluar, një delegacion i Juventusit udhëtoi drejt Oslos për t’u takuar me përfaqësuesit e lojtarit. Bisedimet kanë qenë pozitive dhe paga e sulmuesit konsiderohet e përballueshme për klubin torinez.

Vendimtare duket se ka qenë edhe miratimi i trajnerit Luciano Spalletti, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike direkte me futbollistin dhe ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Sorloth vjen pas një sezoni pozitiv me Atletico Madridin. Edhe pse shpesh ishte alternativë pas Julian Alvarez dhe Antoine Griezmann, norvegjezi regjistroi 20 gola në 54 ndeshje, duke konfirmuar efikasitetin e tij para portës.

Klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe e vlerëson kartonin e lojtarit mes 25 dhe 30 milionë eurove.

Në këtë operacion mund të luajë rol vendimtar Nico Gonzalez. Argjentinasi dëshiron të qëndrojë në Madrid, ndërsa Atletico është e interesuar ta mbajë në skuadër, por synon ta blejë për një shifër më të ulët se ajo e parashikuar fillimisht.

Pikërisht këtu mund të lindë marrëveshja. Juventusi mund të përfshijë Nico Gonzalez në negociata për të ulur koston e transferimit të Sorloth, duke krijuar një operacion që do t’u leverdiste të dyja klubeve.

EMISIONET