“Zgjimi” i Harilla Dhimos / Piktura e 1978-s dhe simbolika e identitetit kombëtar

“Zgjimi” është një nga veprat më të njohura të artit shqiptar, realizuar në vitin 1978 nga piktori Harilla Dhimo. Vepra, e realizuar në teknikën vaj mbi kanavacë, bën pjesë në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Piktura i përket periudhës së realizmit socialist dhe paraqet tre luftëtarë shqiptarë, një prej të cilëve mban lart një portret të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, figurës historike që udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV.
Me simbolikën e saj, “Zgjimi” i referohet ringjalljes së vetëdijes dhe identitetit kombëtar, duke u mbështetur te figurat historike për të nxitur idenë e unitetit dhe forcimit të ndjenjës kombëtare.
Vepra u krijua në një periudhë të rëndësishme historike për vendin, kur Shqipëria po përballej me izolimin pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën. Në këtë kontekst, arti i kohës shpesh shërbente si mjet për të përcjellë mesazhe ideologjike dhe thirrje për “zgjim” kombëtar në një realitet të tensionuar politik./MAPO.al

