E TRISHTE!/ Ndahet nga jeta drejtoresha e Institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vetë institucioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Stafi, nxënësit dhe komuniteti i shkollës kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj, duke vlerësuar kontributin e gjatë të znj. Baxhaku në arsim.
Në mesazhin e publikuar, institucioni e kujton atë si një drejtuese të përkushtuar, me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave dhe zhvillimin e shkollës.
“Gjithmonë me ne, Brikena!” – thuhet në mesazhin e shkollës, ku theksohet se ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën dhe vlerat njerëzore që ka përcjellë gjatë gjithë karrierës së saj.
Kujtimi dhe kontributi i saj, sipas institucionit, do të mbeten pjesë e historisë së “Harry Fultz”.

