Legjenda e “Zonjës së Vjetër” nuk kursehet, Del Piero: Juvja, në telashe
“Juventusi është në telashe”. Kështu është shprehur Alesandro Del Piero për ish-skuadrën e tij. Legjenda bardhezi komentoi situatën e “Zonjës së Vjetër” pas ndeshjes me Bolonjën.
“Juventusi është në telashe. Kjo sepse skuadrat e sotme nuk e kanë më frikë kur përballen, dhe lojtarëve nuk i dridhen më këmbët. Sot lojtarë si Ndoje për shembull, ndihen “komodë” për t’u përballur me Juven sepse e dinë që edhe mund të fitojnë, edhe pse përballen me një skuadër që ka fituar shumë dhe ka një histori të madhe. Gjithashtu Juventusi është në telashe edhe për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pasur”, tha ndër të tjera legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero.