Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra kuqezi zhvilloi dje seancën zyrtare stërvitore para sfidës, ku stafi teknik u fokusua te përgatitja fizike dhe skemat taktike për ndeshjen.

Grupit iu bashkua edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili është rikuperuar plotësisht dhe është vënë në dispozicion të trajnerit. Ndërkohë, Anis Mehmeti nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim për shkak të një gjendjeje gripale.

Pjesa tjetër e futbollistëve ndodhet në gjendje optimale dhe në skuadër mbizotëron atmosferë pozitive para sfidës së sotme.

Kombëtarja shqiptare vjen në këtë përballje pas humbjes 0-1 në miqësoren ndaj Izraelit, ndërsa ndeshja me Luksemburgun do të shërbejë si një tjetër test për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për angazhimet e ardhshme zyrtare.

Biletat për ndeshjen mund të blihen online dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

EMISIONET