FAVORITËT KTHEHEN NË SKENË! Botërori, Portugalia dhe Anglia luftojnë sonte për kualifikimin
Portugalia dhe Anglia zbresin sonte në fushë me objektivin e qartë për të hedhur një hap vendimtar drejt fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës. Luzitanët përballen me Uzbekistanin, ndërsa "Tre Luanët" sfidojnë Ganën.

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me katër përballje të të tjera të vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve, ku në fushë do të zbresin 2 prej pretendentëve për trofe.
Portugalia do të përballet me Uzbekistanin në Grupin K, në një ndeshje ku skuadra e Roberto Martinez nuk ka hapësirë për gabime pas barazimit 1-1 në takimin hapës me Kongon.
Një fitore do ta mbante Cristiano Ronaldon me shokë në garën për kualifikim, ndërsa trajneri portugez ka theksuar se skuadra nuk ndjen presion dhe është gati të reagojë. Sulmuesi portugez synon tu kundërpërgjigjet kritikave, por edhe golave te Mesit, Mbape dhe Haland. Përballja Portugali- Uzbekistan do të luhet në orën 19:00.
3 orë më pas, në Grupin L, Anglia do të sfidojë Ganën. "Tre Luanët" vijnë pas suksesit spektakolar 4-2 ndaj Kroacisë dhe me një tjetër fitore mund të sigurojnë kalimin në fazën me eliminim direkt. Thomas Tuchel konfirmoi se nuk ka probleme serioze me dëmtimet dhe kërkoi më shumë përqendrim në repartin defensiv.
Po në Grupin L, Kroacia do të kërkojë pikët e para përballë Panamasë, pas humbjes në debutim ndaj Anglisë. Ballkanasit janë të detyruar të fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Sfida do të luhet në orën 1 të mëngjesit të së mërkurës.
Kolumbia do të luajë ndaj Kongos në Grupin K në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës. Amerikano-jugorët kryesojnë grupin pas fitores 3-1 ndaj Uzbekistanit dhe synojnë një tjetër sukses që do t'i afronte ndjeshëm në fazën tjetër.


