FOTO/ Luiz Ejlli takime të rëndësishme në Turqi, pas Ezelit, i fut një “calcetto” me yllin e Barcelonës

FOTO/ Luiz Ejlli takime të rëndësishme në Turqi, pas Ezelit,

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi në Turqi, nga ku ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta në rrjetet sociale.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” publikoi në InstaStory një foto pranë yllit të futbollit botëror dhe sulmuesit të Barcelonës, Robert Levandovski. Besnik stilit të tij plot humor, Luizi e shoqëroi postimin me shkrimin: “Duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Gjatë qëndrimit në Turqi, artisti shkodran është takuar edhe me aktorin e njohur turk Kenan Imirzalioglu, i cili njihet gjerësisht nga publiku shqiptar për rolin e “Mehmet Kosovës”.

FOTO/ Luiz Ejlli takime të rëndësishme në Turqi, pas Ezelit,

EMISIONET