Martinez lë të hapur çështjen Ronaldo: Nuk kam vendosur ende për formacionin

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, ka refuzuar të konfirmojë nëse Cristiano Ronaldo do të jetë titullar në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 kundër Uzbekistanit.
Gjatë konferencës për shtyp para sfidës, tekniku portugez u tregua i rezervuar lidhur me zgjedhjet e tij për formacionin, duke theksuar se fillimisht dëshiron t’i informojë futbollistët për vendimet e marra.
“Nuk mund të komentoj për formacionin në këtë moment, sepse ende nuk ua kam bërë të ditur lojtarëve. Preferoj të mos flas publikisht për çështje që nuk i kam diskutuar më parë me ekipin”, deklaroi Martinez.
Kombëtarja portugeze vjen në këtë përballje pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Kongos në ndeshjen hapëse të Grupit K. Pas atij takimi, kritikat u përqendruan veçanërisht te Ronaldo, i cili nuk arriti të shfaqte formën e tij më të mirë dhe pati pak ndikim në repartin ofensiv.
I pyetur për reagimet dhe kritikat pas debutimit në turne, Martinez theksoi se skuadra ka analizuar me kujdes gabimet e bëra.
“Ne e kemi analizuar paraqitjen tonë me sinqeritet dhe autokritikë. Kritikat janë pjesë e punës dhe e procesit të zhvillimit. Kemi studiuar gabimet që bëmë, gjërat që nuk arritëm t’i zbatojmë në fushë dhe atë që duhet të ndryshojmë përpara ndeshjes së ardhshme”, u shpreh trajneri portugez.


