Anglia kërkon biletën për në fazën tjetër, Kane gati të udhëheqë “Tre Luanët” ndaj Ganës!

Anglia kërkon biletën për në fazën tjetër, Kane

Anglia e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në “Botërorin 2026”, duke konfirmuar statusin e favorites me triumfin 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Grupit L.

Tashmë, “Tre Luanët” janë gati për sfidën e dytë, atë ndaj Ganës, ku synojnë jo vetëm fitoren, por edhe sigurimin e parakohshëm të kualifikimit për në fazën me eliminim direkt.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel konsiderohet favorite absolute përballë përfaqësueses afrikane dhe të gjitha parashikimet janë në anën e anglezëve.

Shqetësimi i vetëm për teknikun gjerman mbetet gjendja fizike e Bukayo Saka. Ylli i Arsenalit vijon të ketë probleme fizike, ndërsa edhe në sfidën ndaj Kroacisë u aktivizua vetëm nga stoli.

Megjithatë, pjesa tjetër e grupit është në dispozicion, duke i dhënë Tuchel mundësinë të hedhë në fushë formacionin më të fortë.

Vëmendja kryesore do të jetë te Harry Kane. Kapiteni i Anglisë e nisi Kupën e Botës me dy gola dhe synon të vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj Ganës.

Sulmuesi anglez është në garë të drejtpërdrejtë me emra të mëdhenj si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për “Këpucën e Artë” të turneut, ndaj një tjetër gol do ta mbante atë mes pretendentëve kryesorë për trofeun individual.

EMISIONET